Kryeministrja e Finlandës sot për vizitë në Shkup
Shkup, 20 qershor – Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut.
Sipas agjendës, Marin do të pritet para Qeverisë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski pas çka do të ketë takim bilateral të të dyja delegacioneve. Është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Kovaçevski dhe kryeministres Marin në orën 15:15.
Kryeministrja e Finlandës do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

