“Shpërthejnë bashkëpunimet”, kësaj radhe paralajmërojnë Blero e Lule Mustafa

Fillimi i sezones së verës ka sjellë edhe një sërë bashkëpunimesh në mes artistëve shqiptar.

Disa prej bashkëpunimeve muzikore janë lansuar e disa të tjerë po paralajmërohen.

E së fundmi edhe këngëtari Blero ka paralajmëruar projektin e ri muzikor i cili pritet të jetë në bashkëpunim me Lule Mustafën.

Duetin e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/Ce8x7jdq3gj/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=invalid&ig_rid=b24e40d1-adf9-497f-8aa5-7d91f6327874

“Së shpejti”, ishte mbishkrimi i Lules duke mos dhënë detaje të tjera.

Rikujtojmë se Blero këto kohë u komentua mjaft shumë sa i përket jetës së tij private.