Kovaçevski- Gallager: Nivel i lartë i besimit të ndërsjellë dhe miqësisë në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Vatikanit

Shkup, 17 qershor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e Forumit të Prespës për dialog në Ohër ka pasur takim me sekretarin për marrëdhënie me shtetet e Selisë së shenjtë (Vatikan) Pol Riçard Gallager ku siç informon Pres shërbimi qeveritar ka shprehur falënderim për audiencën dhe takimin me papa Françeskun në Vatikan më 23 maj gjatë shënimit të Ditës së iluministëve mbarësllav Kirili dhe Metodi.

“Në takim ku kanë marrë pjesë edhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska- Stojçevska është theksuar se marrëdhënie4t diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Vatikanit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike shënojnë zhvillim të vazhdueshëm në nivel të lartë të besimit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe miqësisë, ndërsa kurora e marrëdhënieve intensive miqësore ka qenë vizita e Papa Françeskut në vendin tonë në maj të vitit 2019”, theksohet në kumtesë.

Bashkëbiseduesit në takim kanë theksuar se lidhjet shpirtërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Vatikanit janë përforcuar me trashëgimin e vlerave krishtere të veprës së Nënë Terezës dhe Kirilit dhe Metodit që shndërrohen në marrëdhëniet miqësore politike mes dy vendeve e që janë me rëndësi për rajonin.

“Kryeministri Kovaçevski dhe sekretari për marrëdhënie me shtetet e Selisë së shenjtë )Vatikani) Pol Riçard Gallager kanë biseduar edhe për përgatitjet e nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së shenjtë për rregullimin e statusit të Kishës katolike në vendin tonë me çka do të hapen potenciale të reja në më shumë sfera me interes të ndërsjellë”, njoftoi Pres shërbimi qeveritar.