Pendarovski – Milanoviq: Mbështetje kroate e sinqertë dhe e qartë për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 17 qershor – Presidenti Stevo Pendarovski sot në “Villa Biljana” në Ohër realizoi takim me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Siç informojnë nga Kabineti i presidentit, në takim është konstatuar se marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe në me Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë po karakterizohen me dialog të hapur dhe miqësor në të gjitha nivelet, pa çështje të hapura, me bashkëpunim të shkëlqyeshëm në plan rajonal dhe multilateral, me theks të veçantë në aleancën në NATO.

Të dy presidentët biseduan për gjendjet aktuale të lidhura për aspirimet e vendeve nga Ballkani Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për sfidat ekonomike të shkaktuara nga sulmi rus ndaj Ukrainës.

Presidenti Pendarovski nënvizoi se Kroacia është një nga vendet më të mëdha mbështetëse të procesit të eurointegrimit tonë dhe e falënderoi për mbështetjen kroate të qartë dhe të sinqertë, me çka të dy presidentët porositën se zhbllokimi i Maqedonisë së Veriut është parakusht për stabilitetin e rajonit dhe të Evropës.

Në takim, siç theksohet në kumtesë, është biseduar edhe për pozitën e bashkësisë maqedonase në Kroaci dhe atë kroate në Maqedoni të Veriut, me çka u theksua se të drejtat në të dy vendet janë në nivel të lartë dhe u theksua gatishmëri për avancimin e tyre shtesë