Publikohet data e lansimit të projektit muzikor në mes të Fjolla Morinës e Nushit

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina para disa ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Artistja këtë projekt ka paralajmëruar ta sjellë në bashkëpunim me rep-artistin Nushi.

Ndërsa sot të dy këngëtarët kanë treguar datën e lansimit të projektit muzikor përmes një postimi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Ce3kqe-KsvP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=60c25e8e-9f64-4220-8ee9-b53111127944

“Kohën kur krejt jon qu me u bashku për me bo hite, na hitin që po e kërkoni e kemi gati e me juve e ndajmë të DIELEN!”, ishte mbishkrimi i Nushit.

Ndryshe dje, Lajmi.net ka siguruar pamje nga xhirimet e klipit të tyre, ku artistët ndanë një vaskë.