LSDM dhe VMRO përplasen rreth çmimeve dhe masave qeveritare

Shkup, 16 Qershor – Rritja enorme e çmimeve të produkteve ushqimore, të derivateve, faturave dhe masat e reja qeveritare, sërish përplasën VMRO-DPMNE dhe LSDM-në.

VMRO-DPMNE akuzon se shtrenjtimet e fundit në vend janë si pasojë e paaftësisë dhe keqmenaxhimit të kësaj qeveria me krizën ekonomike dhe energjetike, ndërsa masat qeveritare të cilat duhet të “grinë ose ulin” çmimet e produkteve ushqimore nga VMRO-DPMNE i konsiderojnë si të vonuara.

“Kur themi se është e tepërt dhe se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare që të mund të fillojnë punët të ecin nga e mbara, këtë e themi duke ua parashtruar këtë pyetje qytetarëve: Kush mendoni se është fajtor për rritjet? Mbi 81% e të anketuarve janë përgjigjur se Qeveria është ajo e cila nuk ka ndërmarrë asgjë serioze për të ndërprerë rritjen e çmimeve.”,- deklaroi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Por, kështu nuk mendojnë përfaqësuesit e LSDM-së. Ata thonë se rritjet e fundit janë si pasoj e luftës në Ukrainë dhe krizës ekonomike dhe energjetike që ka kapur bota. Nga LSDM bindin se ata kujdesën dhe mbrojnë qytetarët nga rritje të terja të çmimeve, duke siguruar me rebalancin e buxhetit shumë mjete dhe subvencione mbështetje me të cilën qytetarët shumë shpejtë do ta vërejnë.

“Si parti dhe shumicë të përgjegjshme parlamentare mbetemi të përkushtuar në gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve të cilët do të zbusin pasojat nga kriza ekonomike dhe mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve.”,- theksoi deputeti i LSDM-së, Nenad Kociq.

Në ndërkohë edhe partia “E majta” akuzoi përfaqësuesit e kësaj qeverie se ata po punojnë fuqishëm për varfërimin e qytetarëve duke thënë se me rebalancin e buxhetit të parashikuar ministria e financave ka projektuar 7%, ndërsa deri tani inflacioni,sipas tyre ka arritur në 12%.