Takimi i Treshes së OSBE-së në kuadër të Forumit të Prespës për dialog

Ohër, 16 qershor – Në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog të këtij viti, sot u mbajt takimi i Treshes kryesuese me OSBE-në:  Ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniev Rau, Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe në emër të Ministres së Punëve të Jashtme Suedisë, Ambasadorja Kristin Forsgren Bengtson. Në takim mori pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës, Helga Shmid.

“Në takim u diskutua për rreziqet aktuale të sigurisë me të cilat përballet rajoni i OSBE-së dhe roli i Organizatës në ballafaqimin e tyre. Gjithashtu, kryesuesi aktual i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë, Zbigniev Rau, informoi për përvojën e tyre të deritanishme në kontekstin e dhënë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë implementimit të agjendës së tyre”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri Osmani, potencojnë nga MPJ, theksoi se respektimi i parimeve dhe angazhimeve të përbashkëta të konfirmuara të Organizatës nuk duhet të vihen në pyetje dhe se Treshja e OSBE-së në mënyrë aktive do të punojë  në mbrojtjen dhe promovimin e tyre.

Në takim u miratua edhe deklaratë e përbashkët, me të cilën, ndër të tjera, u rikonfirmua dënimi i agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe u bë thirrje për deeskalim të menjëhershëm.