Konferencë ndërkombëtare “Shoqëri digjitale civile”

Shkup, 16 qershor – Në Universitetin për shkenca dhe teknologji informatike “Shën Pali” në Ohër sot do të mbahet Konferencë internacionale “Shoqëri digjitale civile”.

Në konferencë fjalime do të kenë ekspertë nga Spanja, Italia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Shtatëmbëdhjetë folës ndër të cilët profesorë universitarë, themelues të bizneseve dhe mediave, udhëheqës të startapëve dhe përfaqësues nga organizatat jopërfituese, do të flasin në tema si digjitalizimi, realiteti virtual, kreativiteti në shërbim të krijimit të ndryshimeve sociale, tregim vizual të tregimeve, inovacione sociale si aplikacione dhe zgjidhje softuerike, dyqane elektronike. E tërë kjo do ta mbajë nënshenjën transformim digjital të sektorit jopërfitues me qëllim të arritjes së impaktit më cilësor social”, thonë organizatorët.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të projektit SINet – Social Innovation Network të mbështetur nga Europe for Citizens programi, ndërsa i zbatuar nga “Poraka Nova” në bashkëpunim me Komunën e Ohrit.