KSL në takim me deputetë të VMRO-DPMNE-së, kërkon një miliard denarë si mbështetje për sektorin publik

Shkup, 9 qershor – Udhëheqësia e Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL) sot ka realizuar takim me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së me rastin e kërkesës së KSL-së që të sigurohen mjete në ribalanc për harmonizimin e pagave në sektorin publik me pagën minimale.

Nga KSL informuan se kanë dhënë mbështetje për amendamentin për rritje të pagave për 2.806 denarë që është propozim i Lidhjes së Sindikatave, por se kanë kërkuar që të përfshihen të gjithë punëtorët, pa dallim nëse janë nga sektori publik ose privat.

KSL ka propozuar edhe amendment që të sigurohet një miliard denarë si mbështetje financiare për të punësuarit në sektorin privat edhe atë të punësuarit me pagë neto prej  18.000 deri 21.000 denarë të marrin nga 3.000 denarë tre muaj, ndërsa të punësuarit me pagë neto prej 21.000 deri 24.000 denarë, tre muaj nga 2.000 denarë.

“Shkaku për kërkesën tonë të tillë është inflacioni dhe pamundësia që punëtorët më të varfër t’i servisojnë shpenzimet e tyre të jetës në muajt të cilët vijojnë dhe të përgatiten për dimrin e vështirë, ndërsa nga ana tjetër edhe të nxitet konsumi me çka biznesi do të kishte përfitim. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së me mirëkuptim e pranoi kërkesën tonë për parashtrimin e një amendamenti të tillë dhe i njëjti do të parashtrohet me qëllim që të sigurohen mjete në të holla nga ribalanci i buxhetit dhe tu ndihmohet punëtorëve më të varfër në shtet”, informoi KSL.

KSL ju bën thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin këtë iniciativë, me çka do të tregojnë kujdes të vërtetë për punëtorët në vend.