Kovaçevski: Ballkani i Hapur është nismë e shkëlqyer, por nuk është zëvendësim për BE

Ohër, 8 qershor – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Ohër theksoi se Bashkimi Evropian do të jetë gjithmonë qëllimi strategjik për shtetin dhe se nuk ekziston zëvendësim për të. Deklarata e tij u dha në konferencën për shtyp në Samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër si përgjigje e pyetjes – nëse “Ballkani i Hapur” do të mbetet nisma e vetme reale për shtetin po qe se Bullgaria nuk e heq veton në samitin e ardhshëm.

“Ne do ta avancojmë punën tonë dhe jetesën përmes nismave, që do të thonë avancim i shoqërisë tonë dhe jetesës së të gjithë qytetarëve.

Në konferencën për shtyp në Samitin “Ballkani i Hapur”, Kovaçevski nënvizoi se shteti dhe Qeveria kanë detyrim të sigurojnë standard më të mirë jetësor për qytetarët, infrastrukturë më të mirë dhe sistem politik më të mirë me – sundimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, efikasitetit të administratës dhe të gjitha institucioneve.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të jenë pengje të pritjes së datave në çdo samit të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Pikërisht për këtë që në fillim të mandatit tim, unë kam thënë se nuk lidhem me data, sepse nuk ngre pritje për diçka që nuk varet nga ne”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se shteti ka katër raporte pozitive të njëpasnjëshme të Komisionit Evropian, si dje 45 për qind harmonizim të legjislativës nacionale me legjislativën e BE-së.

“BE-ja deri më tani nuk i ka përmbushur premtimet e saj, besojmë se kjo do të ndodh një ditë si rezultat i harmonizimit dhe bisedimeve, të cilat do t’i kemi të bazuara në vlerat evropiane”, theksoi Kovaçevski.

Një nga qëllimet strategjike, theksoi Kovaçevski, anëtarësimi në NATO është arritur, sepse Aleanca i ka plotësuar premtimet e saj.

“Integrimin e parë e kemi arritur sepse NATO e ka mbajtur premtimin e saj. Ne si shtet kemi marrë vendime të vështira në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, të cilat kanë të vështira për të gjithë qytetarët. Kemi bërë shumë anulime dhe shumë viktima në këtë rrugë.

Republika e Maqedonisë së Veriut shtoi se ka dialog strategjik me SHBA-në, duke kujtuar bisedimet e javës së kaluar për politikën e jashtme dhe të sigurisë, kulturën, ekonominë, investimet dhe bashkëpunimin ekonomik në Uashington.

“Ballkani i Hapur”, theksoi ai, është një iniciativë organike origjinale e të tria vendeve, sepse sipas tij bazohet në vlerat evropiane, sepse qytetarët maqedonas, serbë, shqiptarë, malazezë, si dhe ata të Bosnjë  e Hercegovinës dhe Kosovës kanë të drejtë të jetojnë sipas vlerave evropiane dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“A është aq e vështirë të shohim se kufijtë e vetëm që ekzistojnë në Evropë për momentin janë kufijtë e Ballkanit. Kur do të dilni nga Serbia në Veri ose në Perëndim nuk ekzistojnë kufij deri në Skandinavi për këtë kjo iniciativë është më e mira e cila ka të mira dhe nuk ka anë të këqija dhe pse është autonome, autoktone dhe niset vetëm nga nevojat e qytetarëve dhe bizneset për rritjen e standardit jetësor”, theksoi Kovaçevski.

Në pyetjen se si e komenton daljen e partisë së Sllavi Trifonovit “Ekziston një popull i tillë” nga Qeveria në Bullgari për shkak të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo është çështje e brendshme e Bullgarisë.

Në lidhje me bisedimet me Bullgarinë ai tha:

“Në të gjitha bisedime ekziston minimum kërkesë që ato të jenë të suksesshme, ndërsa ajo është besimi i palëve negociuese… Ne jemi shtet i cili ka Ministri dhe ministër të Punëve të Jashtme, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, të cilët me gjithë kapacitetin e tyre të plotë gjatë pesë muajve të kaluar bisedonin, ofronin zgjidhje, shkëmbenin ide me Republikën fqinje të Bullgarisë, me qëllim të heqjes së vetos dhe arritjes së marrëveshjes së qëndrueshme e cila do të bazohet në vlera evropiane”, tha Kovaçevski.

Nga ana tjetër, shtoi, ne në asnjë moment çështjen e bisedimeve me Bullgarinë dhe të anëtarësimit me BE-në nuk e kemi instrumentalizuar, nuk e kemi politizuar dhe nuk e përdorëm si koalicion qeveritar për përdorim të brendshëm politik.

“Pala tjetër vazhdimisht këtë çështje e instrumentalizonte e shfrytëzonte për përdorim të brendshëm politik dhe pas pesë muajve ende ne si shtet jemi të hapur të bisedojmë ne ndërmjetësim të presidencës së BE-së dhe të KE-së”, theksoi mes tjerash Kovaçevski.