Vuçiq: Serbia nuk kërkon asgjë, me Maqedoninë e Veriut duam të kemi marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore

Ohër, 8 qershor – Kemi arritur shumë rezultate, ekonomike, kemi rritje të tregtisë dhe politikisht nuk kemi çështje të hapura dypalëshe ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe kemi arritur të zgjidhim disa nga më të vështirat në historia jonë dhe kjo është diçka që ka ndryshuar në periudhën e kaluar, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq në konferencë shtypi në Samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

“Sot në Ohër, dua t’u them nikoqirëve tanë, vëllezërve dhe motrave maqedonas, se ne nga Serbia nuk kërkojmë asgjë, nga askush, as nga Maqedonia e Veriut, ne duam vetëm të kemi marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore dhe gjithmonë mund të llogarisni tek ne”, deklaroi Vuçiq, i cili falënderoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për këmbënguljen dhe angazhimin e tij për të vazhduar punën e nismës “Ballkani i Hapur”.

Vuçiq vlerësoi se gjithçka që u nënshkrua sot do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet tri vendeve dhe se është krenar për gjithçka që është bërë deri më tani në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Ai paralajmëroi një video-konferencë të fundit për të vazhduar përgatitjet në mënyrë që ekspertët të bashkohen dhe të gjejnë zgjidhjet më të mira dhe rrugëdalje nga kriza që kërcënon Evropën në periudhën e ardhshme.

Ai u shpreh i kënaqur që po diskutohen të gjitha çështjet e hapura dhe po kërkohet mënyrë për një jetë më të mirë të qytetarëve, duke theksuar se e gjithë kjo nuk do të sjellë rezultate të menjëhershme, por do të jetë e dukshme çdo ditë e më shumë.

“Duhet të ulemi dhe të flasim se si të thjeshtohen procedurat që njerëzit të ndryshojnë më shpejt kufijtë, të kenë një në vend sesa shumë vende të kontrolleve dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë dhe të reduktojmë procedurat burokratike”, deklaroi Vuçiq.

I pyetur nga RTCG nëse pranimi i Malit të Zi në nismën “Ballkani i Hapur” do të kontribuonte në ekstradimin e ish-presidentit jugosllav Svetozar Maroviq nga Serbia, Vuçiq tha se ishte i gatshëm të diskutonte të gjitha çështjet me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe se Serbia “ka çështje të shumta për palën malazeze”.