Pacientët me sëmundje kronike do të marrin mbështetje juridike në qasjen për terapi spitalore

Shkup, 8 qershor – Të mos ketë ndërprerje të terapisë së përshkruar, zëvendësim të ilaçit, ose lista të pritjes për pacientët të cilët janë të sëmurë me sëmundje kronike dhe marrin terapi e cila jepet vetëm në klinikë, është qëllimi i projektit “Mbështetje juridike për pacientë dhe shoqata të pacientëve në qasjen tek terapia spitalore” që e zbaton Shoqata maqedonase e juristëve të rinj me mbështetje të kompanisë “Rosh Maqedonia”.

Në gjashtë muajt e ardhshëm projekti do të mundësojë përmes ndihmës juridike t’u ndihmojë pacientëve me dhënin e këshillave konkrete, informacione, përpunim të kërkesave me shkrim tek institucionet kompetente dhe të ngjashme.

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj, pacientëve me sëmundje malinje, të rralla dhe sëmundje tjera kronike të cilët përballen me probleme gjatë qasjes tek terapia dhe kujdesi spitalor, do t’u japë informacione dhe këshilla falas juridike. Informacione dhe këshillat do të sigurohen përmes telefonit, e-postës, rrjeteve sociale si dhe drejtpërdrejtë në hapësirat e shoqatës.

Në aktivitetet e projektit si shfrytëzues janë përfshirë pesë shoqata të pacientëve të cilët punojnë në problematikën e kancerit, sëmundjeve të rralla, multiplla sklerozës.

Sipas Biba Dodeva, kryetare e Shoqatës “Borka – për një ditë të re” e cila tani më 15 vjet punon pa u lodhur në aktivitetet lidhur me shëndetin e grave dhe ofrimin e mbështetjes konkrete të pacientëve të cilët vuajnë nga kanceri në gji, ky projekt do të jetë me dobi të madhe sepse pacientët do të marrin këshilla dhe informacione për çështjet lidhur me qasjen tek ilaçet të cilat përshkruhen dhe jepen në spital.