Në prag të Kurban Bajramit, çmimi i kurbanëve shkon në 150 euro

Shkup, 8 qershor– Udhëheqësia e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut u rekomandoi besimtarëve dhe tregtarëve, që këtë vit, të kufizohet çmimi i bagëtive dhe mishit. Qëllimi i vendimit është që t’u dilet në ndihmë besimtarëve në kushte të rritjes së çmimeve.

Në kumtesë qëndron se Komisioni Qendror për Kurban për vitin 2022 pranë Rijasetit të BFI-së së RMV-së i njofton besimtarët islamë edhe këtë vit do ta organizojë grumbullimin e kurbaneve dhe prerjen e tyre.

“Marrë parasysh rritjen e çmimeve në treg, Komisioni në fjalë, duke i analizuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në përcaktimin e çmimit vendosi që çmimi i kurbanit për këtë vit të jetë 150 euro, në kundërvlera të denarit dhe të me valuta tjera”, bëjnë të ditur nga BFI.

Sqarojnë se mishi i kurbaneve do të përdoret për nevojat ushqimore në Konvkitin-kuzhinën e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, kurse sasia tjetër e mishit të kurbaneve do t`u shpërndahet familjeve në nevojë.

Kurban Bajrami festohet më 9 korrik dhe do të jetë ditë jopune.