Liderët e vendeve të nismës “Ballkani i Hapur” kanë arritur në Ohër

Shkup, 7 qershor – Liderët e vendeve nga nisma “Ballkani i Hapur” sot kanë arritur në Ohër ku nesër do të mbahet pjesa punues e samitit.

Pres-qendra e Qeverisë informoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Aeroportin e Ohrit janë pritur nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në orët e vona të mbrëmjes do të pritet nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, ndërsa kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija arritën dje në Ohër.

Sipas axhendës, në samitin “Ballkani i hapur” nesër do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në turizëm, kulturës edhe mes drejtorive tatimore të vendeve të nismës, si dhe marrëveshje për bashkëpunim për njohje të ndërsjellë të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucione të arsimit të lartë dhe nga institucione të tjera të autorizuara.