Komisioni ligjvënës-juridik ka mbajtur dy seanca

Shkup, 7 qershor – Anëtarët e Komisionit kuvendor ligjvënës-juridik sot në seancën e 86-të njëzëri e miratuan Propozim-ligjin për pagesën e kompensimit në para për viktimat nga veprat penale me dhunë, në lexim të parë dhe konstatuan se ligji i propozuar është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Propozim-ligjin e elaboroi përfaqësuesi i Qeverisë, këshilltar shtetëror Nikolla Prokopenko, Ai informoi se ky ligj është përgatitur një periudhë të gjatë kohore, në mënyrë sistematike, ndërsa janë marrë parasysh shumë përvoja komparative dhe të gjitha standardet ndërkombëtare në këtë sferë.

Seancën e ka udhëhequr Mirosllav Jovanoviq, zëvendës anëtar i Komisionit, i cili informoi se trupi amë i punës, Komisioni kuvend për çështje evropiane konstatoi se ky ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Komisioni ligjvënës-juridik sot e ka mbajtur seancën e 130-të, gjatë së cilës anëtarët e Komisionit për procedurë të mëtutjeshme në Kuvend kanë përcjellë Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian. “ALTEA”, në Bosnje e Hercegovinë.

Anëtarët e Komisionit ligjvënës-juridik gjithashtu e përcollën në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend edhe Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.