Kuvendi do të mbajë seancën e 73të

Shkup, 7 qershor – Kuvendi sot do të mbajë seancën e 73-të, në rendin e ditës të së cilës janë propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTHEA” në Bosnje e Hercegovinë dhe propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.

Deputetët duhet të diskutojnë edhe për propozim-ligjin për ratifikimin e ndryshimeve në aneksin 4 të Marrëveshjes për tregtinë e lirë të Evropës Qendrore (CEFTA 2006), Propozim-ligjin për Ratifikimin e Konventës për kontratat për zgjedhjen e gjykatës kompetente, Propozim-ligjin për Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për akcizat, me procedurë urgjente, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagat e gjyqtarëve, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, me procedurë e shkurtuar.

Deputetët duhet ta shqyrtojnë edhe propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë hekurudhore, në procedurë të shkurtuar, propozim-ligjin për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në kuadër të Marrëveshjes për kredi për financimin e Projekti Rajonal për mbeturina të ngurta, me procedurë të shkurtuar, propozim-ligji për Garantimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Marrëveshja e huasë për financimin e projektit të autostradës TEN-T nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën, që do të lidhjet në mes të Bankës evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, me procedurë të shkurtuar, si dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtarinë hoteliere, me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të seancës janë propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me procedurë të shkurtuar, propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, propozim-ligji për gjyqtarët kushtetues, me procedurë të shkurtuar. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, si dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar.