Davidoviq: Ne kemi problem me zbatimin e ligjeve, shoqëria na është partizuar
Shkup, 3 qershor – Avokati Zvonko Davidoviq, në një kolumnë të tij të fundit për “Fokus” me një vokabular preciz dhe të ashpër, ka shkruar për vazhdimin e problemeve të njejta në gjyqësi, siç janë dëshmitarët e rremë, ekspertizat e montuara, pranimi i deklarimeve të pavërteta, refuzimi i dëshmive dhe ngjashëm me çka shtrohet pyetja se si kjo është e mundur, transmeton Zhurnal.
Ai për Utrinski Brifing shprehet se kjo ndodh përshkak se nuk kemi një pushtet të vërtetë gjyqësor, të gjithë paralajmërojnë reforma por askush nuk ndërmer asgjë.
“Është e mundur sepse nuk ekziston pushtet i vërtetë gjyqësor. Kjo ndodhë me vite të tëra. Vazhdimisht kritikohen edhe fella e prokurorëve edhe gjyqësorëve, e më pas ata arsyetohen. Kush të vijë në pushtet paralajmëron reforma por asgjë nuk ndodhë. Ne kemi problem me zbatimin e ligjeve e jo me ligjet”, thotë Davidoviq.
Ai shton se gjithë jeta jonë është politizuar dhe asgjë nuk bëhet pa partitë.
“Në Gjermani, partia në pushtet ka 70mijë anëtarë, ndërsa i gjithë shteti ka 70 milion njerëz. Tek ne kjo është e paimagjinueshme sepse pa parti nuk ka punësim, nuk ka asgjë. Vazhdimisht dëgjojmë reforma, ndërsa 30 vjet nuk kemi parë asgjë. Kur të ikë ndonjë garniturë nga pushteti, funksionarët e tyre fillojnë të gjykohen dhe anasjelltas. Gjithkush që do të vijë në pushtet thotë se sistemi juridik funksionon, ndërsa kur del në opozitë thotë se nuk funksionon”, thotë Davidoviq.
Davidoviq thotë se kjo më së miri u pa dje kur debatoheshte për kandidatët për gjykatës kushtetues për të cilët partitë thonë “kandidatët tanë”, e prej këtu del se gjykatësit janë partiak.
“Është e saktë se ka avokatë të përfshirë në këtë mos sukses, njashtu siç ka edhe gjykatës të mirë dhe kualitativ. Pjesë e avokatëve përpiqen të intervenojnë por nuk jemi të organizuar dhe të bashkuar të artikulojmë një qëndrim se kjo nuk është në regull. Sepse avokatët për dallim nga noterët dhe përmbaruesit, ne duhet të vrapojmë pas lëndëve që të mbijetojmë”, thotë Davidoviq./Zhurnal.mk

