Bogoev: Kemi përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
Shkup, 3 qershor – Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, ishte pjesë e Këshillit Vjetor Global, e cila mbahet në Tiranë.
Bogoev ka folur për ngjarjet aktuale në Evropë dhe rajon, përmes prizmës të një vendi kandidat për anëtarësim e cila ka përmbushur të gjitha kriteret për fillim të negociatave, siç është vendi ynë, transmeton Zhurnal.
“Ritja ekonomike, perspektiva për të rinjtë dhe ndalimi i ekstremizmit janë të mundura vetëm nëse Bashkimi Evropian e hapë rrugën për vendet kandidate për fillim të negociatave për anëtarësim. Kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe e meritojmë këtë. Në kontekst të agresionit luftarak mbi Ukrainën, vlenë të përmendet se integrimi sot është edhe çështje sigurie, për stabilitet të të gjithë rajonit”, porositi Bogoev./Zhurnal.mk

