75 raste të reja me Covid
Shkup, 2 qershor – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 75 raste të reja me Kovid-19, prej tyre në Shkup – 52, Manastir – tetë, Berovë – katër, Veles – tre, Ohër – dy, Prilep, Tetovë, Kavadar, Shtip, Negotinë dhe Krushevë – nga një.
Nuk është raportuar për viktima, njofton Ministria e Shëndetësisë konform të dhënave të Institutit për Shëndet Publik.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, janë regjistruar 12 riinfeksione.
Konform Regjistrit të viktimave me diagnozë Kovid-19 nga “Termini im” është regjistruar një person i vdekur nga Shkupi i moshës 86 vjeçare i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore më datën 31 të muajit të kaluar.
Janë bërë gjithsej 1.112 testime përmes: ISHP-156, QSHP Shkup-31, QSHP Manastir-26, QSHP Prilep-5, QSHP Tetovë-16, QSHP Kumanovë-12, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-0, Spitali laboratorik Kozle-10, KU Pulmologji me Alergologji-4, SPQ “8 Shtatori”-0, Instituti i Mikrobiologjisë-54, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -31, Avicena-28, Biotek-26, Sistina-21, Laboratori Laor -13 , Sinlab-29, Remedika – 9, Fertilitet-17, Genea-6, Nikob Lab-49, VFV Medikal-7, Eli MedikaPlus-17, Rojal Medika-3, Spektra-MM-5, Rapid Lab-0, Zhan Mitrev Strumicë-3, Nova Lab Diagnostiks-2, Ramus-4, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) – gjithsej 528.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 2.057.173 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 312.097, numri i të shëruarve 302.290, numri i viktimave 9.307, derisa numri i rasteve aktive është 500.
Sipas analizave epidemiologjike për momentin në Shkup ka 331 raste aktive, Manastir – 44, Ohër – 30, Shtip – 18, Veles dhe Berovë – 10, Negotinë – 8, Prilep – shtatë, Tetovë dhe Kavadar 6, Kumanovë dhe Koçan nga pesë, pastaj Gostivar – katër, Kërçovë dhe Sveti Nikollë nga tre, Gjevgjeli – dy, Strumicë, Strugë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Dibër, Vinicë dhe Krushevë nga një.

