E Majta propozon që gjykatës kushtetues të mos mund të zgjedhen ish funksionarë politik

Shkup, 2 qershor – Partia E Majta parashtroi propozim ligj të ri për gjykatësit kushtetues, me të cilin parashikohen që për gjykatës kushtetues të zgjedhen persona, të cilët nuk kanë kryer ndonjë funksion politik shtatë vite para zgjedhjes, do të thotë të mos mund të jenë ish ministër, ish deputet ose ish sekretar i përgjithshëm.

Deputeti i Së Majtës, Dimitar Apasiev në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend tha se ky propozim-ligj në seancë plenare do të gjnedet më datën 7 të këtij muaji.

Siç tha ai, parashikohet shpallje publike për gjykatës kushtetues, nominim për herë të parë nga ana e fakulteteve juridike, që deri tani nuk ka ekzistuar, parashikohet nënkomitet për selektimin, ku në përbërje të gjerë do të marrin pjesë universitetet, akademia, ASHAM, Konferenca interuniversitare dhe subjekte tjera relevante dhe dëgjime, respektivisht intervistë e kandidatëve, e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizion.