Gjykata Kushtetuese refuzon dhe nuk fillon procedurë për disa ligje

Shkup, 1 qershor – Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme nuk filloi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 3 paragrafi 1 alinea 3, neni 4, neni 12 paragrafi 3, neni 13 paragrafi 1, neni 16 paragrafi 5 dhe neni 39 paragrafi 1 alinea 4 nga Ligji për qasje të lirë në informacione nga karakteri publik.

Gjykatësit nuk filluan procedurë edhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 63 nga Ligji për parandalimin për larje parash dhe financimin e terrorizmin.

Në seancën e sotme u hodhën poshtë nismat për vendosjen e procedurës për vlerësimin e ligjshmërisë të nenit 171 paragrafi 3 nga Marrëveshja Kolektive e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 9 paragrafi 2,3,4,5 dhe 6 nga Kodi për anëtarësim, të drejta dhe detyrime për anëtarin dhe ndërprerja e anëtarësimit në Sindikatën maqedone policore nga data 06.03.2020