Moti sot me diell dhe i ngrohtë

Shkup, 1 qershor – Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale dhe me erë të dobët. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullima në pjesët lindore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 16, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 27 deri në 34 gradë Celsius. UV=8

Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të moderuara. Temperatura minimale do të bie në 15 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

Pason mot i nxehtë me paraqitje të izoluar të motit të paqëndrueshëm në orët e pasdites e pasuar me shi, bubullima dhe erë të përforcuar, veçanërisht gjatë kohës së fundjavës.