Ngjarje e hapur e gardës së Armatës dhe gardës mbretërore së Norvegjisë
Shkup, 31 maj – Ngjarje e hapur e gardës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gardës mbretërore të Mbretërisë së Norvegjisë, do të realizohet sot në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit.
Në ngjarjen e hapur, që është pjesë e aktiviteteve ndër-ushtarake të parashikuara për shënimin e 30 vjetorit jubileut nga themelimi i Armatës, qytetarët do të kenë mundësi të përcjellin pikat efektive të shfaqjes së gardës mbretërore të Mbretërisë së Norvegjisë që për herë të parë po paraqitet tek ne.
Ndërkaq, shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Norvegjisë, gjeneral Ejrik Kristofersen, i cili është në vizitë dyditore zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të qëndrojë në Shtatmadhorinë e Armatës së Ministrisë së Mbrojtjes, me ceremoni të pritje me nderime ushtarake.
Pas ceremonisë, do të ketë takim të gjeneralit Kristofersen me shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral – nënkolonel Vasko Gjurçinovkski dhe me zëvendësin e ministrit të Mbrojtjes, Bashkim Hasani.

