Konferenca “Përballja me dezinformatat në Maqedoninë e Veriut”

Shkup, 31 maj – Fondacioni Metamorfozis sot organizon konferencë onllajn në temën “Përballja me dezinformatat në Maqedoninë e Veriut”.

Siç informojnë nga Fondacioni Metamorfozis, konferenca do të sigurojë platformë për diskutim të faktorëve të cilët punojnë në zhvillimin e demokracisë përmes luftës kundër dezinformatave dhe avancimin e lirisë së shprehjes, duke mundësuar rrjetëzimin e tyre dhe ndarjen e përvojave.

Në konferencë, siç bëjnë të ditur, do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve relevante, publiku profesional, sektori civili dhe bashkësia ndërkombëtare.