108 të infektuar me Covid, nuk ka të vdekur

Shkup, 26 maj – Në pajtim me të dhënat nga Instituti për shëndet publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 108 raste të reja me Kovid-19, nga 1.411 teste të bëra, si dhe 77 pacientë të shëruar. Gjatë 24 orëve të kaluara, nuk janë paraqitur raste të vdekjes nga Kovid-19, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga të samosëmuarit, prej të cilëve tetë janë riinfektime, nga Shkupi janë 70, Manastiri 13, Shtipi 7, Kavadari 3, Prilepi, Velesi, Gostivari, Kërçova dhe Negotina nga dy dhe Tetova, Ohri, Gjevgjelia, Sveti Nikola dhe Dibra nga një.

Nga 77 personat e shëruar, nga Shkupi janë 56, Manastiri 7, Prilepi 4, Gostivari, Berova dhe Kërçova nga dy dhe Kavadari, Koçani dhe Resnja nga një.

Janë bërë 1411 teste përmes: ISHP – 190, QSHP Shkup- 32, QSHP Manastir – 52, QSHP Prilep – 18, QSHP Tetovë – 15, QSHP Kumanovë – 32, laboratoria spitali Kozle – 17, KU Pulomolohgjia me alergologji – 5, Instituti për makrobiologji – 59, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) – 24, Avicena – 33, Biotek – 42, Sistina – 37, laboratoria Laor – 16, Sinlab – 17, Remedika – 16, Plodnost – 10, Genea – 25, Nikob Lab – 66, VFV Medikal – 27, Eli MedikaPlus – 6, Rojal Medika – 3, Spektra-MM – 7, Rapid Lab – 12, Zhan Mitrev Strumica – 4, Nova Lab Dijagnostika – 3, Ramus – 4, ISH publik dhe ISH privat (rapid test) – gjithsej 639.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 2.049.946 testime në Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë nga fillimi i pandemisë është 311.592, numri i pacientëve të shëruar është 301.728, ndërsa i të vdekurve 9.300, ndërsa numri i rasteve aktive është 564.