77 vjet nga formimi i Entit Shtetëror për Statistika

Shkup, 1 qershor – Sistemi Kombëtar Statistikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Enti Shtetëror i Statistikës si koordinator i tij sot do të shënojnë 77-vjetorin e ekzistimit të tij.

Siç informojnë nga ESHS, në kuadër të shënimit të kësaj date të rëndësishme do të publikohet varg i ri i të dhënave nga Regjistrimi 2021 – të dhëna për karakteristikat arsimore të popullatës rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe të dhëna për aktivitetin e tij ekonomik. Në atë varg të të dhënave do të publikohen edhe të dhënat për pengesat e popullatës. Të dhënat do të jenë në dispozicion në bazën Makstat.

Si pjesë e shënimit të Ditës së Statistikës në Maqedoninë e Veriut sot në orën 12, në Shtëpinë e Armatës do të jetë e hapur ekspozita me fotografi e artistit Zhivko Popovski – Cvetin, të cilat ai ia ka dhuruar Entit para dy vjetëve – me rastin e jubileut të 75-të, por të cilat për shkak të pandemisë nuk mundeshin të ekspozoheshin për publikun më të gjerë. Në këtë ngjarje do të flasë edhe drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski.