53 raste të reja me Covid, shërohen 94, vdesin 2 pacientë

Shkup, 7 qershor – Sipas informatave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 1185 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar 53 raste të reja, informon Zhurnal.

Kanë ndëruar jetë dy pacientë, një nga Ohri dhe një nga Shkupi. Janë shëruar 94 pacientë të infektuar.

Për momentin ka 432 raste aktive./Zhurnal.mk