152 kundërvajtje rrugore në Shkup, nga të cilat 50 për vozitje të shpejtë

Shkup, 26 qershor – Policia në territorin qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsej 152 masa, ndër të cilat për vozitje të shpejtë 50 sanksione, 16 masa për vozitje pa patentë shoferi, pesë për kalim në dritën e kuqe të semaforit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja informojnë se janë shqiptuar edhe 19 masa për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motoçikletave, katër masa për shpirtëzimin e celularit, 12 për automjete teknikisht të parregulluara dhe të paregjistruara.

MPB-ja thekson se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë dhe apelojnë tek qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.