Vritet me thikë 27 vjeçari në Prizren, lëndohet babai i tij

Prizren, 14 qershor medial.mk/ – Një person 27 vjeç ka vdekur si pasojë e therjes me thikë sot në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se ngjarja ka nodhur sot rreth orës 11:50, në fshatin Kobaj, Prizren, ku fillimisht është raportuar për një përleshje me mjete të forta ndërmjet dy familjeve, kushërinj mes vete.

“si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç, ndërsa një person tjetër (babai i viktimës), mashkull rreth 57 vjecar ka pësuar, lëndime”.

Personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe eprorët nga Stacioni Policor Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Policia ka ndërmarrë masa sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së personave të përfshirë”, tha Bytyqi.

Leave a Reply