SPAK dërgon për gjykim 23 të akuzua për kultivim droge

Grupi prej 23 personash, që kultivoi drogë në zonën e Skraparit, janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

23 të pandehurit akuzohen për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike dhe “Grupimi i strukturuar kriminal”.

Gjatë kontrolleve, atyre i janë sekuestruar 5045 rrënjë kanabis si dhe 176 kg e paketuar, gati për shitje.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 28 parcela të mbjella me drogë.