Bilall Kasami në pritjen e BE-së: Vlerat evropiane janë rruga jonë

Shkup, 07 maj, medial.mk/ – Kryetari i komunës së Tetovë, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, përcjell medial.mk/.

Përmes një njoftimi publik, Kasami theksoi rëndësinë e vlerave evropiane dhe përkushtimin për integrimin evropian të vendit.

“Çdo 9 maj rifreskojmë angazhimin tonë ndaj vlerave europiane – lirisë, solidaritetit dhe zhvillimit. Bashkimit dhe bashkëpunimit para përçarjes dhe izolimit”, ka deklaruar Bilall Kasami.

Ai shtoi se institucionet lokale do të vazhdojnë të kontribuojnë në ndërtimin e një shteti me standarde evropiane, sundim të ligjit dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në ndërtimin e një vendi me standarde europiane, shtet ligjor, integrim dhe të drejta të barabarta për të gjithë”, theksoi Kasami.

Leave a Reply