Protesta e 8 majit, Tabaku takim me qytetarët: Nuk mund të jemi pengje të një krize që është gatuar nga duart e qeverisë

Tiranë, 7 maj medial.mk/ – Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka zhvilluar takime me qytetarët për t’i ftuar në protestën e nesërme të opozitës.

Tabaku shkruan se, qytetarët janë gati për protestën e 8 Majit, ndërsa shqiptarët nuk janë pengje të një krize që është gatuar nga qeveria e Edi Ramës.

“Shqipëria ka nevojë për ndryshim! Nuk mund të jemi pengje të një krize që është gatuar nga duart e qeverisë!”, shkruan deputetja Jorida Tabaku në postimin e saj në rrjetet sociale.

Leave a Reply