Sulejmani: Për Ligjin për Arsimin e lartë kemi mbështetje publike nga gjithë rektorët e universiteteve publike
Shkup, 7 maj medial.mk/ – Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, duke folur për Ligjin për Arsimin e Lartë, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se të gjitha sugjerimet që ata i kanë vërejtur se janë të arsyeshme janë pranuar.
“Për këtë arsye ka pasur edhe përkrahje publike të Universiteteve Shtetërore ndaj ligjit. Në takimin me kryeministrin të organizuar nga kryeministri kanë qenë prezent rektorja e Shën Qirilit dhe Metodit, rektori i Nënë Terezës, rektori i UT-së, prorektori i UEJL-it, rektori i Universitetit të Shtipit…ajo që është e rëndësishme, gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë aty e kanë përkrahur ligjin me fjalim publik, publikisht”, tha Sulejmani.
Ai tha se kjo është një shenjë se ata janë të gatshëm për të punuar me këtë ligj dhe për të sjell reforma në arsimin e lartë.

