Shkrimtarja dhe poetja Anxhela Shurdhi Ziso nderohet me titullin Ambasadore e Paqes!
Anxhela Shurdhi Ziso ka lindur në Lushnjë, më vitin 1988. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e saj të lindjes. Që në shkollë fillore është dalluar në angazhimin e saj në aktivitete të ndryshme që i ka shtuar gjatë shkollës së saj të mesme dhe që kanë qenë kryesisht të karakterit kulturor. Ka marrë pjesë në një program për fëmijë në një televizion lokal e më vonë ka qenë pjesëmarrëse në radio.
Studimet universitare i kreu në Tiranë ku mbaroi për Inxhinieri Agronomi, profili Hortikulturë në Universitetin e Bujqësor Kamëz (2010-2014). Në kohë të lirë ajo nuk i la aktivitetet e saj. Shkruante, pikturonte, gatuante dhe kishte hobi të ndryshme si gjimnastikë apo vallëzim zumba, notim etj, gjë që nuk e shkëputi nga veprimtaritë e saj sociale.
Në vitin 2015 emigroi për në Suedi. Atje u përkushtua të mësonte gjuhën suedeze e të integrohej në kulturën e këtij vendi dhe më pas u angazhua në punë si mësuese në lëndën tekstil dhe matematikë. Këtë profesion e ushtron në një shkollë 9-vjeçare “Särlaskolan” në qytetin e Borås edhe sot.
Në të njëjtën kohë ajo vazhdon të studiojë në Universitetin e po te njëjtit qytet, në lëndën “Gjuha suedeze për të huaj akademikë”.
Angazhimi dhe dëshira e madhe e saj që në fëmijëri me kulturën shqiptare e vazhdon edhe duke qenë moderatorë dhe udhëheqëse programi në radion “Dituria”. Ky është një programi kulturor, radio lokale në shqip. Gjithashtu ajo është këshilltare në revistën me po të njëjtin emër, Revista Dituria.
Në kohën e saj të lirë angazhohet në punë vullnetare në një qendrër takimi ‘’Träffpunkt Simonsland’’ dhe me ‘’Erasmus’’. Ka punuar gjithashtu edhe në Folkuniversitetet si drejtuese programi i disa kurseve në lidhje me tekstilin (punë dore).
Në bashkëpunim me “Studiefrämjandet” ajo drejton disa kurse (rrethe studimi) ku në fokus të tyre është integrimi në tregun e punës dhe të drejtat e njeriut. Gjithashtu si një aktiviste kulturore dhe një personalitet që i jep rëndësi njeriut sa natyrës ajo është e angazhuar gjithmonë mbi mbrojtjen e mjedisit, Agenda 2030.
Në vitin 2018 ka botuar librin e saj të parë në një përmbledhje poetike me titullin “Në ritmin e muzikës”. Ka marrë pjesë në disa konkurse poetike dhe është pjesë e disa antologjive me poezitë e saj.
Për 3 vite rresht ka kontribuar në poezi, në festival e qytetit e saj dhe programe të tjera ku bëhet promovimi i poetëve të ndryshëm. Në bashkëpunim me qendrën kulturore “Migjeni” dhe bibliotekën e qytetit Göteborg më 2019-2020 është mbajtur (Albanskpoesi dag) dita e poezisë në gjuhën shqipe. Në këtë shoqatë ka qenë e angazhuar në aktivitete të ndryshme.
Më 8 janar 2022 ajo merr titullin ‘’Ambasador i Paqes’’ nga organizata Global Socio-Ekonomic and Financial Network në krye me Z. Prince Blessing Lawal me motivacionin për përkrahjen e çështjes shqiptare Tahir Shabani, Ambasador dhe Lider për Paqen Botërore UN
Ajo është gjithmonë një hap para kur vjen puna për kulturën dhe për angazhimin social si një aktiviste e zonja, nënë e dashur dhe profesioniste e përkushtuar për promovimin e vlerave dhe për të drejtat e njeriut.