Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, dy të tjerë në spital
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2021/08/zjarre-shqiperi-780x439-1.jpg)
Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Shqipëri. Mësohet se një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pas zjarrit që ka përfshirë fshatin “Asim Zeneli” në zonën e Lunxherisë në Gjirokastër.
Mësohet se 60-vjeçari u dërgua në spital së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe një tjetër person.
Pak më herët, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bëri thirrje banorëve që të jenë më bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit./A2 CNN