“Ruaj Kosovën nga Serbia”/ Rama i përgjigjet komentuesit dhe thumbon Kurtin

“Ballkani i Hapur”, iniciativa e Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit për bashkëveprim ekonomik mes shteteve ballkanike, nuk është pritur dhe aq mirë nga shqiptarët .
Së fundmi, një qytetar i bën thirrje kryeministrit shqiptar që ta ruajë Kosovën nga thundra kërcënuese e Serbisë.
Rama, i cili shpesh ndërvepron me komentuesit e tij, kundërpërgjigjet duke thënë se Kosova e ka fituar betejën me Serbinë falë aleatëve të mëdhenj e se tani duhet vetëm të ruhet nga thundra e frikës prej ballafaqimit me sfidat e paqes. Duke hedhur kunja ndaj Albin Kurtit, por edhe paraardhësve të tij, kryeministri shkruan se Kosova e ka humbur respektin ndërkombëtar.
Ja replika:
Komentuesi: Ruaje Kosovën që është tani nën thundrën kërcënuese Serbisë. Ajo është detyra jote
Edi Rama: Kosova e ka fituar luften me Serbine fale aleateve tane te medhenj, tash duhet te ruhet nga thundra e frikes prej ballafaqimit me sfidat e paqes, qe prej disa vitesh po e izolon e po e ben te humbase shume prej respektit nderkombetar qe gezonte vite me pare!/NOA
