Policia kontrolle gjatë natës në rrugët e vendit, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba
Policia e Shtetit ka konstatuar mbrëmjen e djeshme gjatë kontrolleve në terren, shoferë duke drejtuar mjetin me shpejtësi deri në 176 km/ h . Rasti në fjalë është regjistruar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Si pasojë, gjatë monitorimeve 4 orëshe, janë pezulluar 10 leje drejtimi si dhe janë vendosur 22 gjoba, kryesisht për shpejtësi mbi normën e lejuar.
“Duke vlerësuar shqetësimin qytetar dhe rrezikun permanent që shkakton shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e adresuar në forma dhe menyra të ndryshme, e ndersa pritet një reflektim pozitiv nga përdoruesit e rrugës, konstatimet e rrugorëve, telefonatat dhe denoncimet e qytetareve nëpërmjet aplikacionit të Komisariatit Dixhital, tregojnë se ka akoma shumë punë për të disiplinuar të “pabindurit” dhe “vrasësit e sigurisë në rrugë”, mjafton të referosh disa nga shkeljet kryesore të evidentuara përgjatë muajit korrik nga Policia Rrugore e kryeqytetit, të cilat mbartin jo vetëm disa numra statistikor, por dhe shkallën e lartë të rrezikut dhe neglizhencës që karakterizon akoma drejtuesit e mjeteve, që vijojnë të luajnë me sigurine e jetes së tyre dhe të tjerëve në rrugë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë Gjatë mbrëmjes e deri në orën 23:55, janë konstatuar me radar shpejtësi që cënojnë sigurinë e jetës në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 165 – 176 km/h. Rrugorët e kryeqytetit vijojnë patrullimet dhe kontrollet parandaluese në rrugët urbane dhe interurbane, duke përdorur të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore në funksion të sigurisë.
Për 4 orë monitorim, 10 Leje Drejtimi të pezulluara dhe 22 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar por pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit. Duke vlerësuar shqetësimin qytetar dhe rrezikun permanent që shkakton shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e adresuar në forma dhe menyra të ndryshme, e ndersa pritet një reflektim pozitiv nga përdoruesit e rrugës, konstatimet e rrugorëve, telefonatat dhe denoncimet e qytetareve nëpërmjet aplikacionit të Komisariatit Dixhital, tregojnë se ka akoma shumë punë për të disiplinuar të “pabindurit” dhe “vrasësit e sigurisë në rrugë”, mjafton të referosh disa nga shkeljet kryesore të evidentuara përgjatë muajit korrik nga Policia Rrugore e kryeqytetit, të cilat mbartin jo vetëm disa numra statistikor, por dhe shkallën e lartë të rrezikut dhe neglizhencës që karakterizon akoma drejtuesit e mjeteve, që vijojnë të luajnë me sigurine e jetes së tyre dhe të tjerëve në rrugë.
Gjatë muajit që lamë pas nga Policia Rrugore e Tiranës: 38 drejtues mjetesh të arrestuar ne flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 33 drejtues mjetesh të arrestuar pa leje drejtimi. 18 drejtues mjetesh të arrestuar në flagrancë për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
13 drejtues mjetesh të proceduar penalisht për përdorim të simboleve të Policisë së Shtetit. 572 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 172 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 276 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 124 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. #NukDoNdalemiDeriNëFund #NukLodhemiSëSherbyeriSigurisë