“O miko, t’i përgjigjem Berishës”/ Peleshi i tregon kufijtë Ulsi Manjës: Nuk jam “o miko” unë
Tiranë, 14 maj, medial.mk/ – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk lejoi deputetin socialist, Ulsi Manja të merrte fjalën gjatë seancës së sotme në Kuvend për të bërë një replikë me ish-kryeministrin Berisha.
Manja kërkoi për disa minuta fjalën për të bërë një replikë, por Peleshi, nuk e lejoi derisa në foltore doli kreu i grupit të PS-së, Balla.
Debati:
Peleshi: Nuk mundet, jemi me minutazh të përcaktuar. Në 16:30 duhet të votojmë
Manja: O miko.
Peleshi: Unë nuk jam miko. E thamë që në fillim zoti Manja është me minutazh të përcaktuar, nuk ndërpritet për replikë.
Manja: Ma jep që tani.
Peleshi: Nuk ua jap që tani, nuk kalohet lista. Zoti Balla do ta merrni fjalën?

