Ceremonia e akordimit të Çmimit të Karlit të Madh për ish-kryeministrin italian Draghi, Rama: Kënaqësi dhe nder të jem sërish pjesë e grupit të miqve të nderit
Tiranë, 14 maj medial.mk/ – Kryeministri Edi Rama ishte në Aachen, Gjermani, si pjesë e ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize.
“Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkurruese shumë më të madhe”, shkruan Rama.

