Niko Peleshi: Po punohet për shuarjen e zjarrit në malin e Tërbunit në Pukë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë Pukën.

Peleshi bën me dije se dy helikopterë , 25 Forca të Armatosura dhe 35 forca të tjera nga shërbimi pyjor janë duke punuar për shuarjen e zjarrit në malin e Tërbunit në Pukë.

Aktualisht flakët kanë përfshirë 20 hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa pjesa veriore na kurora e qytetit zjarri është drejt izolimit.

Peleshi gjithashtu thekson se po punohet në pjesën tjetër të vatrës për të vënë në kontroll të plotë situatën.

Më herët Ministria e Mbrojtjes njoftoi së në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive , për të cilat theksoi se nuk rrezikojnë banesat dhe jetën e qytetarëve.