Mbi 50 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë gjatë vikendit, fluks automjetesh në Morinë
Më shumë se 50 mijë qytetarë të Kosovës që u nisën drejt Shqipërisë regjistroi kjo fundjavë, ndërsa e diela ka nisur me një fluks të lartë makinash në Morinë. Policisë kufitare iu desh që të punonte me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar.
Shumë prej qytetarëve të Kosovës kërkojnë zbatim praktik dhe shmangie të vonesave ndërsa ka prej tyre që duan edhe heqjen e traut në Rrugën e Kombit.
Por radhët e gjata të automjeteve, si pasojë e fluksit të lartë nuk krijohen vetëm në Morinë. Një tjetër segment problematik i Rrugës së Kombit tek Ura e Drinit në hyrje të Kukësit. Radhe dhe vonesa krijohen edhe si pasojë e ngushtimit të rrugës me një sens lëvizje.
Policia rrugore e stacionuar pranë këtij segmenti po menaxhon trafikun për përpjekje për të lehtësuar qarkullimin.