Lorela, tutore e prostitutave të mitura! Nëna e saj: Vajza ime është e pastër, bënte 2 punë
Para disa ditësh, Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare e arrestuar në Greqi për pjesëmarrje në një rrjet të prostitucionit të vajzave të mitura, Tutorja shqiptare e minoreneve pretendonte se ishte estetiste. Ajo kishte një rol kyç si tutore e prostitucionit për të miturat.
Ndërkohë në një intervistë për mediat greke, nëna e saj ka argumentuar se vajza e saj ishte estetiste dhe vajzat e tjera vinin vetëm për të bërë qerpikët në shtëpinë e tyre.
Ajo ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se vajza ishte e pafajshme dhe kurrë nuk kishte përfshirë në aktivitete të paligjshme. Duke mbrojtur sjelljen e vajzës së saj, njëna e Lorelës ka theksuar se puna e vajzës ishte e ndershme dhe se ajo bënte jo një, por dy punë për të mbijetuar.
Megjithatë, autoritetet greke e kanë arrestuar 31-vjeçaren në lidhje me akuzat e trafikimit të vajzave të mitura. Ajo akuzohet për organizimin e takimeve me persona të pasur për marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Përveç kësaj, pretendohet se ajo i fotografonte vajzat e mitura dhe shpërndante fotot e tyre në rrjete pornografike për të gjetur klientë të tjerë.
Ngjarja ka sjellë një reagim të ndarë, duke lënë hapur fushën e vërtetësisë dhe ndikimit të këtyre akuzave në jetën e përfshirës dhe të familjes së saj.

