Kostadinovska-Stojçevska: Do të rinovohet kinemaja e mëparshme “Partizani” në Manastir

Shkup, 8 janar – Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska paralajmëroi se sivjet do të fillojë të rinovohet kinemaja e mëparshme “Partizani” në Manastir, ndërsa qëllimi është shndërrimi i saj në një qendër moderne dhe multifunksionale.
Ideja, siç theksoi ministrja, është që objekti i kinemasë së mëparshme “Partizani” të shndërrohet në një qendër moderne, multifunksionale, efikase për punë, një hapësirë komode, e cila do ta pasuronte skenën kulturore në qytetin e Manastirit.
“Sivjet po fillojmë ta rinovojmë. Do të jetë një objekt shumëfunksional. Disa herë pata mundësi të takohem me ta kur e zhvillonim projektin, njerëz të rinj që thithin idetë. Së pari do të funksionojë kinemaja ‘Partizani’, sepse duhet të kemi shumë kujdes me teatrin dhe qendrën e kulturës, nuk duhet t’i mbyllim, sepse nuk është punë në gjashtë muaj. Fillimisht të punojë kjo, të kemi një skenë alternative”, thotë Kistadinovska-Sojçevska, në një intervistë për emisionin në internet “Jugo” me Mimi Markovski.
Ndërtesa e kinamasë së mëprshme “Partizani” është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe shërbente për shfaqjen e projeksioneve të kinemasë. Për shumë vite ka punuar si një nga kinematë në qytetin e Manastirit, e më pas si dy kinematë e tjera në periudhën pas viteve 90-ta, është mbyllur.
Në vitin 2006 me vendim të Qeverisë, ky objekt i është dhënë në shfrytëzim Teatrit Popullor të Manastirit.
Nga Ministria e Kulturës thonë se rinovimi i plotë i ndërtesës ka të bëjë në përmirësimin e gjendjes ekzistuese të hapësirës, zëvendësimit të materialeve të shkatërruara, vënien në funksion dhe formimin e hapësirave në të cilat audienca e ardhshme, të rinjtë dhe të punësuarit, do të gjenin një hapësirë për ralizimin e qëllimeve të tyre kulturo-artistike.
Dokumenti projektues tashmë ka përfunduar, ka qenë pjesë e programit për vitin 2023, tani vijon faza e parë e zbatimit të projektit, thonë nga Ministria e Kulturës.