Hapet ekspozita “Reflektimet parisiene” me vepra të artistëve bashkëkohorë maqedonas që punuan në Paris

Shkup, 18 mars – Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë prej sot në Çifte Hamam është hapur ekspozita “Reflektimet parisiene”, që do të shfaqë vepra të themeluesve të artit bashkëkohor maqedonas që kanë jetuar dhe punuar në Paris ndërmjet dy luftërave botërore.

Ministrja e Kulturës Bisera Kostandinovska-Stojçevka theksoi se duke hapur ekspozitë pikërisht sot, e nënvizojmë fuqinë ndërlidhëse që është si urë e kanë frankofonin, duke bashkuar popujt nga të gjitha kontinentet në botë.

“Një definicion thotë se frankofonia është perandori e shpirtit, ku dielli asnjëherë nuk perëndon. Sot, të jesh pjesë e 220 milion frankofonëve nga e gjithë bota, paraqet nderë dhe detyrim. Me shënimin e kësaj dite, të gjithë ndjejnë përgjegjësi të veçantë drejtë asaj që e festojmë”, tha Kostandinova-Stojçevska në fjalimin e saj me rastin e hapjes së ekspozitës.

Drejtorja e Galerisë Nacionale Dita Starova Qerimi tregoi se kultura franceze dhe arti gjithmonë kanë qenë imperativ dhe shembull për artistët tonë. Kjo, siç tha ajo, në mënyrë të shkëlqyer shihet përmes kësaj ekspozite, ku janë paraqitur ndikimet e të ashtuquajturës Shkolla e Parisit, kjo shkollë dhe arti i Parisit kanë një ndikim të madh në fytyrën dhe zhvillimin e modernizmit dhe artit maqedonas që nga fillimi deri në mesin e shekullit të 20-të.

“Artistët bashkëkohorë maqedonas shkuan në Paris për specializime dhe qëndrime studimore, me qëllim përmirësimin e tyre, mësimet akademike të marra në Universitetet dhe Akademitë e Arteve të Bukura rajonale. Në ekspozitë do të shfaqen vepra të themeluesve të artit bashkëkohor maqedonas: Dimitar Pandilov Avramovski, Lazar Liçenoski dhe Nikola Martinoski dhe autorë të gjeneratës së dytë dhe të tretë të artistëve të arsimuar maqedonas, në vepra ndihet ndikimi i Parisit: Tomo Vladimirski, Borko Lazeski dhe Lena Stefanova”, shtoi drejtorja Dita Starova Qerimi.

Sipas saj, në një koncept dhe prezantim të përzgjedhur, konciz, do të prezantohen veprat më përfaqësuese nga koleksioni i Galerisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut, dhe në të njëjtën kohë një pasqyrë e zhvillimit të modernizmit në artin maqedonas nga fillimi i shekullit të 20-të dhe do të jepet kalimi nga afresku -pikturë dhe ikonografi, drejt artit të motiveve botërore.

Ambasadori i Francës në vend Sirill Bomgartner në fjalimin e tij theksoi se ndikimi i Shkollës së Parisit dhe të krijuesve të artit bashkëkohorë më shumë ishin evident në fotografitë të mjeshtërve të mëdhenj nga piktura maqedonase nga fillimi i shekullit 20-të.