Beteja me flakët në Karaburun, helikopterët holandezë hodhën 650.000 litra ujë

“Që nga e shtuna e kaluar, Forca Ajrore Holandeze ka punuar pa u lodhur për të luftuar zjarret në Gadishullin e Karaburunit”. Ambasada e Holandës në Tiranë u shpreh sot se, “në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet dhe trupat shqiptare në terren, ata hodhën rreth 650.000 litra ujë dhe arritën të vënë nën kontroll zjarret”. Ambasada e Holandës në Tiranë nënvizon se, “së bashku me homologët shqiptarë, Forca Ajrore Holandeze tani po planifikon të vendosë helikopterët e tyre për të luftuar zjarret rreth Kukësit”. “Puna ekipore e madhe e autoriteteve shqiptare që punojnë ngushtë me partnerët nga Çekia dhe Holanda si pjesë e skuadrës europiane”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Holandës.

Holanda ka mbështetur Shqipërinë duke i dërguar dy helikopterë “Chinook” në luftën kundër zjarreve që përfshinë vendin ditët e fundit.