Bashkitë me numrin më të lartë të infektimeve në Shqipëri

Tirana, me numrin më të madh të të prekurve aktive

6 janë bashkitë me incidencën më të lartë dyjavore për rastet e reja me Covid. Himara, Konispoli, Saranda, Fushë Arrëzi, Mati dhe Vau i Dejës kanë më shumë raste për 100 mijë banorë.

“Në dy javët e fundit 6 janë bashkitë me incidencën më të lartë , që variojnë nga 60-120 raste për 100 mijë banorë”.

Ndonëse Tirana ka numrin më të lartë të të infektaurve aktivë, ajo ka incidencë më të ultë dyjavore për 100 mijë banorë.

“Grupmosha më e prekur janë ata mbi 20 vjeç”.

Por në javën e fundit, 12 bashki janë Covid-free.

“1/3 e bashkive në javën e fundit janë pas asnjë rast”.

Sipas ekspertëve vala e 4 e Covid në Shqipëri nuk do të ketë të njëjtin agresivitet si ajo e një viti më parë. Kjo për faktin e imunizimit natyror të popullsisë dhe vaksinimit masiv./klan