Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, vdes shoferi në Vorë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Muçaj në Vorë.

Mësohet se një 64-vjeçar ka humbur jetën për shkak të humbjes së kontrollit mbi automjetin që drejtonte dhe rënies në një kanal. Ka dyshime se shkak për këtë aksident tragjik është bërë pagjumësia ose ndonjë problem shëndetësor,

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.