Zv.ministri Aliu viziton shkollat e mesme në Kumanovë

Kumanovë, 18 maj – Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu sot i vizitoi shkollat e mesme të Kumanovës “Nace Buxhoni”, “Pero Nakov” dhe “Kiro Burnaz” në kuadër të fazës së dytë të fushatës për promovimin e arsimit të mesëm profesional “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, qëllimi i së cilës është njoftimi i nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme me perspektivat dhe mundësitë të cilat i ofron ky lloj i arsimit.

“Ditën e hapur të cilën e organizojnë shkollat e mesme profesionale është vazhdimësi e projektit për promovimin e paraleleve duale të cilat në kohën e fundit po marrin përmasa të mëdha”, tha Aliu, pas vizitës së sotme në shkollën e mesme teknike “Nace Buxhoni”.

Ai përkujtoi se projekti filloi me 11 paralele para dy viteve, vitin e kaluar shkollor ai numër i rrit në 97, ndërsa këtë vit sipas Konkursit, i cili ende po vijon, për regjistrim në arsimin e mesëm janë miratuar nga ana e MASH-it 227 paralele si kërkesë nga ana e shkollave, interesimit të nxënësve dhe bashkëpunimit me kompanitë.

Edhe këtë vit në shkollën e mesme “Nace Buxhoni”, sipas Konkursit nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme mund të regjistrohen në një prej tre drejtimeve, makineri, elektroteknikë dhe drejtim shëndetësor të cilat ofrojnë nga disa profile.

Në shkollën e mesme “Pero Nakov” në vitin e parë mund të regjistrohen 445 nxënës në 16 paralele. Shkolla ka drejtim ekonomik-juridik dhe tregtar, drejtim tekstil-lëkurë dhe arsim artistik.

Në shkollën e mesme shtetërore, qendra rajonale për arsim profesional “Kiro Burnaz” këtë vit mund të regjistrohen 386 nxënës në 14 paralele. Në këtë shkollë ka drejtim bujqësi-veterineri, kimi-teknologji, drejtim makinerie dhe shërbime personale. Në këtë shkollë nxënësit mund të zgjedhin edhe dy profile të reja, që të dyja nga arsimi dual, drejtimi në komunikacion dhe drejtimi në shëndetësi.