Zv.drejtori e rrahë drejtorin e shkollës fillore në Bukoviq të Sarajit
Shkup, 19 gusht – Një dramë e vërtetë ka ndodhur ditën e mërkurë në fshatin Bukoviq të Sarajit, ku zv.drejtori i shkollës së fshatit dhe drejtori i shkollës kanë zgjidhur hesapet me grushta, informon Zhurnal.
Siç njofton MPB, të mërkurën në ora 11:15 është denoncuar se në fshatin Bukoviq, në shkollën fillore të fshatit, pas një përleshje verbale, 63 vjeçari zv.drejtor M.B nga fshati Bukoviq e ka rrahur drejtorin 50 vjeçar Sh.D nga fshati Çajlanë.
Pas dokumentimit të rastit do të vijojë padi adekuate penale./Zhurnal.mk

