Zjarr te ish-“Kino Rinia” në Prishtinë

Objekti i ish-“Kino Rinisë” në qendër të Prishtinës është përfshirë nga zjarri të premten pasdite.
Policia ka thënë se zjarri ka rënë rreth orës 15:30. Në vendngjarje përveç policisë ka dalë edhe një numër i madh i zjarrfikësve, të cilët po merren me rastin.